Arrestohet një person për veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parash”

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.

Si rezultat i këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar:
• N.B M/SH/K ,
nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parashë”.

Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve, si prova materiale janë konfiskuar :
• Para të gatshme në vlerë prej 5000 euro (pesëmijë euro),
• Katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e tre euro),
• Një folder
• Një Llaptop,
• Katër fletore,
• Tri fletë-deponime të bankës,
• Një kompjuter.

Gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbi bazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës , dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme