I dyshuar H.I. është arrestuar sot në Gjilan për disa raste të vjedhjeve të rënda.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku janë gjetur prova të qëndrueshme se ai dyshohet të jetë i involvuar në këto vepra penale, pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Tutje, thuhet se Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.