Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në një pompë derivatesh në Obiliq

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një vjedhje të rëndë, e ndodhur më 28 nëntor 2025 në Obiliq, saktësisht në një pompë derivatesh.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit kanë identifikuar dy persona të dyshuar për këtë vjedhje, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar, derisa personi tjetër është ende në kërkim nga policia.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar.  Prej të cilëve njëri është arrestuar.   Ndaj  personit të arrestuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë i përfshirë në rastin e vjedhjes së rëndë, janë kryer veprimet e nevojshme procedurale, konform rekomandimeve të prokurorit të shteti. Ndërkohë që personi i dytë i dyshuar po për të njetin rast, është në kërkim nga ana e policisë”, njofton PK.

Të ngjashme