Arrestohet një person për zjarrvënie në Ferizaj

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar nën dyshimin për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj.

Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se shtëpia e tij është përfshirë nga flakët më 2 qershor 2026, rreth orës 12:00. Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga një person i dyshuar.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme