Një serb është arrestuar sot në pikën kufitare në Jarinje.
Për Klankosova.tv këtë e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendëskomandant i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Ai pohoi se personi në fjalë është arrestuar pasi kishte urdhër gjyqësor si i dyshuar për kërcënim, në vitin 2022.