Policia e Rajonit të Mitrovicës së Veriut ka arrestuar një person të nacionalitetit serb që ngacmonte të miturat.
I arrestuari kishte ngacmuar dy viktima të mitura të nacionalitetit serb.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.