Arrestohet një shtetas gjerman në Pejë, i gjendet drogë në çantë

| 04 Kor 2024 | 14:20 | Nga

Policia në Pejë ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një shtetas gjerman.

Sipas raportit, gjatë kontrollit tek i dyshuari, në çantën e krahut i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.2 gramë, si dhe disa pajisje për përgatitjen e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme