Arrestohet një shtetas i huaj në Aeroport, prezantoi pasaportë të falsifikuar

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një shtetas i huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë, ai kishte prezantuar një pasaportë të huaj të falsifikuar.

I dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti Adem Jashari / 13.03.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se gjatë kontrollimit të dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportën e huaj që dyshohet se është e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme