Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar arrestimin e një të dyshuari tjetër për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se “asnjë kriminel apo terrorist nuk do ta ndjejë lirinë” për aq kohë sa cenon rendin kushtetues dhe punën e institucioneve.
Sveçla u shpreh se presin që drejtësia të veprojë pa kompromis ndaj të gjithë autorëve të këtyre veprave, duke theksuar se Republika e Kosovës nuk do të jetë kurrë strehë për kriminelë dhe terroristë.