Ditën e shtunë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një femër në Prishtinë.
E njëjta kishte rrahur vëllain, motrën dhe të dashurin e saj, ku dy prej viktimave kanë pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë 29.05.2021 – 07:50. Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi që ka sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.