Një nxënës është arrestuar në Vushtrri pasi policia ka gjetur tek ai një armë, një karikator me dy fishekë, një boks të hekurit dhe një thikë.
“Si rezultat i bashkëpunimit të PK-së me autoritet e arsimit, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar (nxënës i shkollës), pasi që i njëjti ishte ndaluar jashtë hapësirës shkollore, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole), një karikator me dy fishekë, një boks i hekurit dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.