Një shtetas pakistanez është arrestuar nga Policia e Fierit për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. I arrestuari është Syed Sh. 30 vjeç me leje qëndrimi në Elbasan.
Ai u kap në “rrethrrotullimin e Çermës” duke udhëtuar me makinën “Volkswagen” dhe po transportonte 4 shtetas të tjerë pakistanezë të cilët kanë hyrë në
Shqipëri në mënyrë të paligjshme nga shteti grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës.
Për katër shtetasit pakistanezë filloi procedimi penal në gjendje të lirë.