Arrestohet pasi blinte në dyqane me 2 euro të falsifikuara

Mitrovicë | 20 Nën 2018 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor “Jugu” në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të ndryshme të veprave panele, “falsifikim i parasë”, raste këto të raportuara në Mitrovicë e Vushtrri .

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit për përdorim të monedhave të dyshuara metalike prej 2 euro është bërë mbi bazën e provave të siguruara, pasi i dyshuari me veprimin e tij duke përdorur monedha metalike të dyshuara kishte bërë disa pagesa nëpër dyqane, ku çdo herë shumat i kishte paguar me monedha metalike nga 2 euro.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar 14 copë monedha metalike nga 2 euro. Sipas procedurave hetuesit këto monedha do t’i procedojnë për ekspertizë.

I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë fajde’ R. B., 42 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, pas procedurave intervistuese është liruar për procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme