Në orët e para të së mërkurës është arrestuar një person në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë, pasi që të njëjtit i janë gjetur 788 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Ramiz Cernica, Prishtinë 02.08.2023 – 00:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.