Një burrë është arrestuar nën dyshimin që e ka rrahur gruan dhe vajzën e tij në Malishevë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.