Dje në Malishevë, është arrestuar një person pasi ka rrahur nënën e vet.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.