Të mërkurën rreth orës 14:00, është arrestuar një person në fshatin Sllovi të Lipjanit pasi që i njëjti kë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit i është konfiskuar arma, raporton Klan Kosova.
“Fsh. Sllovi, Lipjan, 02.08.2023 – 13:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa herë me pushkë gjuetie. Pushka me leje është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.