Një i dyshuar është arrestuar në Pejë pasi të hënën në vazhdimësi e ka ngacmuar ish të dashurën e tij.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari i kishte hapur të dashurës së tij një llogari në rrjete sociale dhe kishte publikuar video incizime intime të saj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.