Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes.
I njëjti ka demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.