Arrestohet për fajde një person në Deçan

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Një person në Deçan është arrestuar gjatë së hënës. Ai u arrestua pasi që kishte dhënë para me fajde.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari për dhënie të fajdeve është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte dhënën para me fajde viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme