Në Prishtinë Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person i kërkuar për vrasje në tentativë, raporton Ekonomia Online.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga hetuesit rajonal dhe Njësiti për reagim të shpejtë, është arrestuar një person i dyshuar i cili kërkojej për vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, arrestimi është realizuar dje në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ku është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie.
“Personi i dyshuar Z. Z. mashkull 23 vjeç, për të cilin rezultonte një urdhëresë aktive, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet po ashtu në njoftim.