Në orët e mëngjesit të sotëm, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar personin i cili ishte në kërkim për veprën “Arratisje e personit të privuar nga liria”.
Rasti i arratisjes është raportuar nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë, me datën 7 mars 2022.
Pas procedurave të nevojshme, i arrestuari N. M., 31-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smrekovnicë.