Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar se do t’i vras fëmijët e deputetit Behgjet Pacolli, duke thënë se do i djegë ata për së gjalli. I njëjti, kishte bërë kërkime për shkollën e tyre, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi është konfirmuar nga Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, i cili tha se bëhet fjalë për personin me inicialet E.H.
“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.
Kujtojmë se Behgjet Pacolli këtë ditë është përfshirë në një perplasje me zyrtarët e VV’së të cilët e kanë kërcënuar me arrestim, nëse del nga shtëpia e tij pas kthimit nga Zvicra.
Pacolli kishte konfirmuar se nuk erdhi direkt në Kosovë, por ndaloi në Shqipëri, pasi u frikësua nga ndonjë sulm terrorist i mundshëm.