Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje rreth orës 18:20 në Komoran.
Sipas raportit thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore.
“Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.