Është arrestuar në veri të Mitrovicës politikani serb Aleksander Arsenijeviq së bashku me tre persona tjerë.
Për këtë EO e kontaktoi Veton Elshanin, zëvendësdrejtorin në Mitrovicën e Veriut, i cili bëri të ditur se arsyeja e arrestimit të tyre ka të bëjë me prishjen e rendit dhe qetësisë publike.
E më pas edhe kur ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Janë shoqëruar në stacion policor dy persona për veprën penale ‘Prishje e rendit publik’”, ka thënë Elshani.