Është arrestuar një burrë në Prizren i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë gruan e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i janë sekuestruar një pistoletë dhe me dy karikatorë dhe 50 fishekë.
I dyshuari për armën, fishekët dhe karikatorët është deklaruar se janë të vëllait të tij i cili jeton jashtë Kosovës.
E më vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 27.12.2023-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë dhe e ka kanosur me armë viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë, me dy karikatorë dhe 50-fishekë, për të cilën i dyshuari deklaron se është e vëllait të tij i cili gjendet jashtë Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Është arrestuar një”, njofton raporti 24 orësh i policisë.