Një person në Fushë Kosovë është kafshuar nga një qenë, njofton policia.
Sipas policisë qeni ishte pronë e një personi tjetër dhe viktima pas kafshimit ka përsuar lëndime dhe është dërguar për të marr tretman mjeksorë.
Kurse i dyshuari është arrestuar e pastaj me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qenë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, raporton policia.