Është arrestuar një grua në Prishtinë, pasi që dyshohet se në kompaninë ku ajo punonte ka fituar kundërligjshëm mijëra euro, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se e dyshuara që punonte në një kompani private të sigurimit dhe është arrestuar dje.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro”, thuhet në njoftim.