Një qytetar nga Deçani është arrestuar pasditen e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet për dhunë në familje.
Sipas raportit ditor të PK’së, i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjarët dhe ka tentuar ta lëndojë edhe veten me thikë.
“Deçan 07.09.2024, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte tentuar të vet lëndohet me një mjet të mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.