Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë pas mesnate një person në qytetin e Rahovecit.
Arsyeja e këtij arrestimi siç njofton Policia e Kosovës është se i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.