Arrestohet redaktorja e portalit malez, raportoi se ROSU është e gatshme të intervenojë atje

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 23:38 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar redaktorja e portalit “Fos Media” në Mal të Zi, Andjela Djikanoviç.

Ajo është arrestuar nën dyshimin se ka përhapur panik me lajmin se 250 anëtarë të Policisë Speciale të Kosovës i janë vënë në dispozicion autoriteteve malazeze për intervenim, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse.

Policia e Malit të Zi e ka demantuar shkrimin e Djikanoviç.

Sipas tyre ajo ka “nxitur panik duke dhënë lajme të rreme”.

Poashtu është thënë se gjithçka në tekstin e këtij lajmi ishte gënjeshtër absolute dhe përpjekje për përhapjen e dezinformatave, që për qëllim kishte përhapjen e panikut, shkruan RTCG.

Të ngjashme