Reperi Bow Wow, emri i vërtetë i të cilit është Shad Moss e që njëherësh është edhe aktor, u arrestua mbrëmë pas disa akuzave për një përleshje me një grua në Atlanta.
Por, me të arritur policia në vendin e ngjarjes, siç raporton CNN, as Wow dhe as gruaja, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur, nuk e pranuan fajin. Gruaja thoshte se Wow e kishte sulmuar i pari, ndërsa ky thoshte se ishte sulmuar nga ajo. Me këtë rast, policia nuk ka arritur të përcaktojë agresorin dhe ka arrestuar dy palët.
Bëhet e ditur se lëndime trupore kanë marrë të dy.
Avokati i reperit, Joe Habachy, ka thënë se klienti i tij është arrestuar gabimisht dhe në orët e mbrëmjes, ai është liruar.
Shtoi se gruaja e cila u përfshi në përleshje, raportohet të ketë qenë e dehur, e sipas avokatit të Wow, ajo madje edhe e kishte goditur me diçka të rëndë klientin e tij.