Reperi i njohur, Young Thug po përballet me probleme ligjore.
Sipas informacioneve të para nga burgu në Xhorxhia, muzikanti 30-vjeçar u arrestua të hënën me dy akuza.
Një ndër akuzat ka të bëjë pikërisht me përfshirjen e tij në një bandë kriminale.
Akuza për veprimtari kriminale lidhet me një incident të supozuar në muajin maj të vitit 2018.
Young Thug, emri i vërtetë i të cilët është Jeffery Lamar Williams, u mor në paraburgim nga Policia e Atlantës të hënën, raporton Atlanta Journal-Constitution, por nuk kishte informacione të mëtejshme në lidhje me arrestimin.
Ndërkohë së fundmi, janë bërë me dije të tjera detaje lidhur me arrestimin e tij.
Complex tha se Williams u kap kur u bastis shtëpia në Atlanta, ku edhe ai ndodhej.
Arrestimi i reperit të njohur vjen pas një tragjedie në fillim të këtij viti, kur LaKevia Jackson, nëna e një prej fëmijëve të tij, u qëllua dhe u vra në një rrugicë në Atlanta.
Policia e Atlantës mbërriti menjëherë në vendngjarje më 17 mars, ku LaKevia Jackson, e cila ishte vetëm 31 vjeç, u gjet e pa jetë në një parking me plagë të shumta në trup.
Raportohet se ajo u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë në vendngjarje./Iconstyle