Është arrestuar një punëtor i sigurimit, i caktuar me detyrë për të ruajtur Prokurorinë e Gjakovës.
Lajmi për arrestimin është konfirmuar për Kallxo.com nga kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.
“Pas disa muajsh hetime nga Drejtoria për Krime Kibernetike, Policia ka arrestuar punonjësin e sigurimit me dyshimin se i njëjti është marrë me publikimin në internet të materialeve pornografike të fëmijëve”, ka thënë Selimaj.
Ai u shpreh se i arrestuari është punonjës i një kompanie private e cila merret me sigurimin e objektit të prokurorisë.