Arrestohet serbi të cilit iu hoq shtetësia kosovare pasi u punësua si polic në Serbi

Prishtinë | 14 Qer 2025 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Nikolla Vujoviq është arrestuar nga institucionet e Kosovës, mëson Klankosova.tv.

Siç njoftoi më parë Ministria e Brendshme, të njëjtit i është hequr shtetësia e Kosovës pasi është punësuar në Policinë e Serbisë.

Kjo, sipas MPB-së, bie ndesh me sigurinë kombëtare të vendit.

Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se Vujoviq është dërguar në kampin e azilantëve në Prishtinë dhe është në pritje të ekstradimit.

Të ngjashme