Hetuesit e njësitit të hetimeve të Stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar të dyshuarin A.K . (m/sh/k /20 vjeç) me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër ,e mitur.
Për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook , në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash përndryshe do t’i publikonte disa fotografi intime të viktimës.
Të gjitha veprimet e hetuesve policor janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe i dyshuari është arestuar në flagrancë derisa ishte duke i marrë 100 euro nga viktima.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.