Policia boshnjake ka arrestuar, të mërkurën, shefin e inteligjencës së vendit nën akuzat për pastrim parash dhe abuzim me detyrën e tij për të falsifikuar diploma universitare.
Osman Mehmedagiq, kreu i Agjencisë së Inteligjencës, u arrestua me kërkesë të prokurorëve të shtetit dhe policia po kryente veprimet e duhura në përputhje me rrethanat, i tha Reuters zëdhënësja e policisë së Sarajevës, Mirza Hadziabdiq.
Zyra e Prokurorit tha në një deklaratë se po hetonte Mehmedagiq për veprat penale të abuzimit të detyrës ose autoritetit, të falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave.
Tutje aty përmendej se më shumë informacione do të jenë në dispozicion më vonë gjatë ditës së sotme.