Arrestohet shoferi i veturës ku ishte edhe anëtari i Nismës që vdiq në aksident

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident me veturë ku si pasojë ka vdekur anëtari i Nismas nga Malisheva, Albert Krasniqi, ndërsa shoferi i veturës është arrestuar nga policia.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentit në Malishevë ku humbi jetën zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kishte qenë e përfshirë një veturë me traga vendore. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi automjet ku si pasojë është goditur me një shtyllë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë”,. thuhet në raportin e policisë.

Drejtuesi i automjetit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Arrestohet shoferi i veturës në të cilën ishte edhe anëtari i Nismës që vdiq në aksident
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme