Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje pasdite në Mitrovicë, ku një veturë ka goditur një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari që ishte ngasës i motoçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shoferi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Mitrovicë 01.11.2022 – 15:35. Dyshohet se derisa i dyshuari vozitësi i veturës me targa civile mashkull kosovar ka qenë duke e ngasur veturën e tij nga pakujdesia ka goditur motoçikletën të cilën ishte duke e ngasur viktima mashkull kosovar, me ç’rast vozitësi i motoçikletës viktima mashkull Kosovar ka vdekur. Me vendim të Prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.