Policia e Kosovës tregon se ka arrestuar dhe e ka dërguar në mbajtje personin që me kamionetën e tij goditi 75 vjeçarin në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
“Si pasojë e aksidentit të raportuar më herët në Bardhosh, ku është goditur dhe ka pësuar lëndime të renda trupore një person rreth 75-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK, përderisa vozitësi i kamionetës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kompetent”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës Policinë e Kosovës.
Nësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.