Arrestohet shqiptari, administratori i faqeve të filmave online KinoX dhe Movie4K

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 16:20 | Nga

Më 2014, policia në Gjermani tregoi për një ndjekje ndaj dy vëllezërve që thuhej të ishin prapa faqeve të filmave online Movie4K dhe KinoX. Në mënyrë të pazakonshme, autoritetet thanë se çifti ishte i dhunshëm e me gjasë edhe i armatosur, që rrallë ndodhë në mesin e piratëve të faqeve online. Tani është bërë e ditur se njëri prej vëllezërve është dorëzuar në Ambasadën gjermane në Kosovë…

Qershorin e vitit 2011, policia në mbarë Evropën nisën operacionin më të madh anti-piratëri që ka parë rajoni ndonjëherë. Cak i tyre ishte portali i filmave online Kino.to dhe disa të tjerë të ndërlidhur në Spanjë, Francë dhe Holandë.

Me faktin se faqet tani shumë shpejtë krijohen, edhe për Kino.to u gjet zëvendësimi menjëherë.

Maje platforma e zëvendësuar, KinoX, shumë shpejt gjeti fansa të shumtë dhe me këtë, edhe vëmendjen e menjëhershme të autoriteteve policore. Tetorin e vitit 2014, hetues gjermanë, në me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, nisën bastisje në disa rajone të vendit duke kërkuar të dyshuarit kryesorë, raporton “torrentfreak”.

Një bastisje, e përqendruar në një fshat afër qytetit verior të Lübeckut, pati cak dy vëllezër, 21 dhe 25 vjeç. Çifti, që thuhej se jetonin me prindërit e tyre, pretendohej se ishin operuesit kryesorë të Kinox.to dhe të një faqeje tjetër të madhe për video, Movie4K.to. Ndonëse dy persona të tjerë u arrestuan diku në Gjermani, vëllezërit nuk u gjetën.

Doli se ndjekja ndaj dy vëllezërve nuk do të ishte e thjeshtë. Veç akuzimit të vëllezërve për shkelje të të drejtave të autorit dhe evazionit fiskal, autoritetet bënë me dije se ata kërkohen edhe për mashtrim, zhvatje dhe zjarrvënie të qëllimshme. Thuhej po ashtu se ata kishin targetuar një veturë nën pronësi të një konkurrenti pirat, duke ia “djegur në tërësi”, transmeton Koha.net.

Image
Vëllezërit më pas u bënë të njohur si Kastriot dhe Kreshnik Selimi. I lindur më 1992, Kreshniku 21 vjeçar kishte lindur në Suedi. Ndërsa Kastrioti, 25 vjeç, kishte lindur në Kosovë më 1989 dhe bashkë me vëllanë e tij, më vonë u bënë shtetas gjermanë.

Derisa autoritetet po i radhitnin akuzat, çifti akuzohej se ishin prapa jo vetëm KinoX dhe Movie4K, por edhe platformave tjera për ruajtje dhe shpërndarje të të dhënave BitShare, Stream4k.to, Shared.sx, Mygully.com dhe Boerse.sx.

Tani, pothuajse tre vjet më pas, policia gjermane është një hap më afër kapjes së njeriut të tyre të kërkuar. Sipas një raporti të “Handelsblatt” përmes Tarnkappe, Kreshnik Selimi është ndaluar nga autoritetet.

Tani 24 vjeç, Kreshniku thuhet të jetë dorëzuar në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Lokacioni i arrestimit nuk është aspak befasues. Vëllai i tij më i vjetër, Kastrioti, më parë kishte publikuar një fotografi në Instagram që shfaqte një biletë me emrin e tij e që për destinacion kishte Kosovën nga Cyrihu i Zvicrës.

Por ndërsa arrestimi i Kreshnikut raportohet të ketë ndodhur në korrik, ende s’ka asnjë lajm për Kastriotin. Vëllai më i vjetër është ende në arrati, ndoshta në Kosovë, apo deri tani mund të ketë ikur kudo në botë, transmeton Koha.net.

E ndërsa vendndodhja e tij mbetet mister, enigma tjetër me të cilën përballen autoritetet gjermane është statusi i dy ueb-faqeve të mirëmbajtura potencialisht nga vëllezërit.

Edhe përkundër tërë dramës dhe supozimeve të paprecedenta të dhunës dhe shkeljeve tjera të rënda, dy faqet, Movie4K dhe KinoX mbesin ende të fuqishme online, ndoshta pa vetëdijen e të tjerëve.

Megjithatë, ka pasur pasoja për njerëzit e ndërlidhur me to më vonë.

Dhjetorin e vitit 2015, Arvit O (i njohur si “Pedro”) që ofronte përkrahje teknike për KinoX, u dënua me 40 muaj burgim për përfshirje në faqe.

Arvit O, i cili bëri një rrëfim gjysmak, u gjet fajtor për shkelje të të drejtave të njeriut nga Gjykata e Qarkut në Leipzig.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme