Shqiptari 60-vjeçar, i cili i shkaktoi vdekjen një 76-vjeçari që ishte infektuar me COVID-19, pasi i hoqi aparatin e frymarrjes, është arrestuar.
Mediet greke shkruajnë se shqiptari Spiro M. është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Korydallos, menjëherë pasi u shërua edhe vetë nga COVID-19.
Shqiptari i hoqi aparatin respirator shtetasit grek në 7 prill, sepse ishte i shqetësuar nga zhurma e aparatit.
Raportohet se shqiptari ka këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me çështjen. Ai deklaron se ishte në gjumë kur i moshuari ka ndërruar jetë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi.
Por gjurmët e gishtave në aparatin e intubimit e nxorën zbuluar. Kontrolluesit mjekësorë, të cilët kryen autopsinë e viktimës zbuluan se viktima kishte pneumoni.