Arrestohet shtetasi i huaj në Deçan, u kap me kokainë

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Fatmir Nimanaj” në Deçan.

I njëjti dyshohet për veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit të huaj iu gjetën dhe konfiskuan dy qese me kokainë.

“Gjatë kontrollit në automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar dëshmitari mashkull kosovar, tek pasagjeri mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit  kokainë (dy qese pesha nuk dihet). I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme