Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Klinë, nuk respektoi vendimin e qeverisë për lëvizje

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar mesditën e së dielës nga Policia e Kosovës në Klinë.

I njëjti nuk iu është përmbajtur dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Klina është njëra në mesin e komunave të vendosura në karantinë si pasojë e gjendjes së krijuar nga Coronavirusi.

Të ngjashme