Arrestohet shtetasi turk në Aeroport, dyshohet se tentoi të udhëtojë me letërnjoftim fals

Prishtinë | 26 Mar 2023 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘falsifikim të dokumentit’.

Siç bëhet e ditur, shtetasi turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, teksa të njëjtit po i kontrolloheshin dokumentet e udhëtimit.

Ai dyshohet se ka tentuar që me letërnjoftim të një shteti të huaj, të falsifikuar, të udhëtojë në relacionin Prishtinë-Curih- Milano.

Pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-Curih- Milano duke prezantuar letërnjoftimin  te një shteti të huaj që dyshohet të jetë i falsifikuar.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme