Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Assange u strehua në ambasadë shtatë vjet më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi.
Ai është marrë në paraburgim në një stacion qendror të policisë në Londër ku do të qëndrojë deri sa të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit.