Arrestohet vushtrriasi, plagosi dy persona pas një konflikti çasti

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Vushtrri, pasi dyshohet se ai pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovarë.

Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28-vjeçar dhe E. O., 35-vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit S.Z., 42-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.

Të ngjashme