Arrestohet zyrtari komunal në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me subvencionet

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, me dyshimin se në cilësinë e zyrtarit komunal u ka marrë para disa personave.

Paratë janë marrë me premtimin se do t’u ndihmonte të plotësonin dokumentet për të marrë subvencione nga komuna.

“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka nisur vitin e kaluar aksione në disa rajone të Kosovës, duke arrestuar dhjetëra zyrtarë komunalë dhe të agjencive të ndryshme, të dyshuar për mashtrime me subvencione.

Të ngjashme