Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës në koordinim me prokurorinë kompetente, pas ndermarrjes se disa veprimeve hetimore dhe operacionale për parandalim, identifikim dhe arrestim të përsonave të dyshuar të involvuar në aktivitete të kunderligjshme sot me datë 10.10.2016, ka arrestuar një person të dyshuar për “ trafikim me njerëz” dhe ka identifikuar viktimën e këtij rasti.
Përsoni i dyshuar tani më i arrestuar me inicialet F.B. (viti i lindjes 1989), dyshohet të ketë transportuar viktimën femër (viti i lindjes 2001) nga Republika e Shqipërisë duke e detyruar atë të kërkoj lëmoshë nëpër rrugët e ndryshme të Kosovës. Pas identifikimit viktima është strehuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.
I dyshuari me vendim të prokurorit kompetent dergohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.