Hector Bellerin do të largohet në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Arsenali.
Mbrojtësi spanjoll që rrjedhë nga akademia e Barcelona, por qysh si i riu iu bashkua The Gunners, do të largohet në orët e ardhshme.
Sipas asaj që raporton gazetari Chris Wheatley, Bellerin ka arritur tashmë një marrëveshje me Real Betisin.
“Fanella ime e parë ishte e Betisit, pasi babai im ishte tifoz i Verdiblanco. Ishte e vështirë për mua të mbështesja një klub tjetër”, kishte thënë mbrojtësi.
Ende nuk dihet se a do të jetë huazim me të drejtë blerje, pasi klubi po kalon nëpër një krizë financiare.